ushqimet kryesore
Krka-Logo

DETAJET

1000 LEKË

Ndërveprimet ndërmjet barnave, produkteve me bazë bimore dhe ushqimeve

Synimi i kursit është të informojë në lidhje me nocionet themelore që qëndrojnë në bazë të ndërveprimeve farmakologjike, duke u mbështetur në konceptet e farmakokinetikës dhe farmakodinamikës dhe duke identifikuar ndërveprimet kryesore të produkteve me origjinë bimore dhe ushqimeve me dy klasa të rëndësishme barnash: ato që veprojnë në sistemin kardiovaskular dhe ato që ushtrojnë veprimin e tyre në sistemin nervor qendror.
Moduli i parë do të trajtojë konceptet e farmakokinetikës dhe farmakodinamikës, duke marrë në konsideratë, në veçanti, rolin e citokromeve në modulimin e metabolizmit të barnave. Modulet 2 dhe 3 do të trajtojnë ndërveprimet kryesore midis produkteve me origjinë bimore dhe barnave kardiovaskulare ose që veprojnë në sistemin nervor qendror. Në këto module do të trajtohen klasat kryesore të barnave, si: antihipertensivët, medikamentet për pamjaftueshmërinë kardiake apo për trajtimin e sëmundjeve ishemike të zemrës, ndërsa ndër medikamentet aktive në sistemin nervor qendror: klasat e antipsikotikëve, antidepresivët, analgjezikët dhe sedativët anksiolitikë.
Moduli 4 do të nxjerrë në pah ushqimet që mund të krijojnë ndërveprime me barnat, shpesh për shkak të modifikimit të citokromeve të veçanta dhe marrja e të cilave duhet të shmanget në prani të barnave të caktuara.

1000 LEKË

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)

PËRSHKRIMI

COD: Barna-ushqime. Categoria: %s .
It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Pin on PinterestEmail this to someone

Autor

Profili Writer nuk është në dispozicion