Rreth nesh

“LIFE” është libraria e parë dedikuar profileve mjekësore, e cila sjell për studentët dhe profesionistët e shëndetësisë në vend botimet më të fundit dhe titujt më të njohur të dalë në qarkullim në vitet e fundit.
Nëse më parë studentët e mjekësisë në Shqipëri por edhe profesionistët e kishin të vështirë, në mos të pamundur të shtinin në dorë vëllime prestigjioze. “LIFE” e ofron tashmë këtë mundësi posaçërisht për ta.
Veç titujve në gjuhën angleze, “LIFE” mundëson pasqyrimin e zhvillimeve më të fundit në profile të ndryshme të mjekësisë edhe nëpërmjet botimeve në gjuhën italiane, duke i vënë ato në dispozicion të lexuesit të specializuar në vend. Crash Course-t apo “kurset intensive” janë një tjetër kategori librash utilitarë në këtë librari, të cilët kanë si target studentët.
Hapja e kësaj librarie përbën një ngjarje të rëndësishme edhe për rrethet akademike pasi sjell në Shqipëri botimet më të mira të njohura si të tilla në nivel ndërkombëtar, nga shtëpitë botuese më në zë si “Elsevier”, “Mosby”, “URBAN & FISCHER” etj. Këto kanë një traditë të konsoliduar dhe fizionomi të arrirë në botimin dhe promovimin e këtyre librave, duke përmbledhur emrat më të shquar dhe kurrikulat më të pasura.

“LIFE” është gjithashtu e para shtëpi botuese në Shqipëri e specializuar në fushën e profesionistëve të shëndetit që ka lindur nga një bashkëpunim me EDRA LSWR.
Gjatë vitit të kaluar kemi arritur të krijojmë reputacion mes profesionistëve të shëndetit, duke servirur portale të suksesshme sot si Farmacist33, Doktor33 dhe Dentist33. Të njëjtën cilësi dhe integritet synojmë të ruajmë e zhvillojmë në vazhdimësi nëpërmjet librarisë sonë.