thumbnail_Kopertina_para

DETAJET

    Gjuha:
  • Botimi : Qershor, 2021
  • Faqet : 422
  • Formati : Letër
  • ISBN : 978-9928-4436-8-7

3500 LEKË

Manuali i kozmetologjisë Nga dermatokozmetika funksionale te kozmeceutika

  Formulimet e nevojshme për trajtimet më të kërkuara estetike, përditësimet ligjore që duhen ndjekur, nomenklatura INCI dhe përbërësit e saj... Nëse ju shqetësojnë të gjitha këto, atëherë “Manuali i kozmetologjisë” është libri që ju duhet. Në këtë botim të ri, me një gjuhë të thjeshtë dhe të qartë, që ka dalluar suksesin e këtij botimi gjatë viteve, Umberto Borellini përmbledh eksperiencën e tij 30-vjeçare në fushën e kërkimeve dermo-kozmetike. Pavarësisht ndjekjes së risive shkencore dhe teknologjike, thelbi i kozmetologjisë ka mbetur po ai: respektimi i lëkurës. Lëkura është një organ jetësor, inteligjent dhe fiziologjikisht shumë i rëndësishëm. Kërkimet neuroshkencore kanë theksuar me kohë lidhjen e ngushtë midis dermës dhe sistemit endokrin, nervor dhe imunitar. Nga shëndeti i lëkurës kalon shëndeti i organizmit dhe duke qenë se produktet kozmetike, ndryshe nga medikamentet, përdoren çdo ditë, është e kuptueshme që përdorimi i kremrave, pastruesve, produkteve për make-up ose deodorantëve duhet të bazohet në njohuri të thelluara rreth karakteristikave të tyre. Produktet e reja neurokozmetike, kozmeceutika, biodorantët dhe vajrat eudermike, parfumet dhe shumë të tjera... çdo profesionist i fushës, qoftë estetist, dermatolog, mjek estetik, ose farmacist, do të gjejë në këtë vëllim të përditësuar përgjigje të sigurta dhe të plota për bashkëbiseduesin e tij, i cili është shpesh i çorientuar para premtimeve për bukuri dhe etiketave të padeshifrueshme. Për një bukuri që shkon përtej sipërfaqes dhe që i trajton parregullsitë në mënyrë të thellë dhe të integruar. Kopertina: Paolo Ballerini Redaktimi shkencor: Maltina Braho Kolegji i Larte Profesional TESS-Tirana Esthetics & style school Tiranë : Life, 2021  

3500 LEKË

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)

PËRSHKRIMI

COD: 352. Categoria: %s .
It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Pin on PinterestEmail this to someone

Autor

Profili Writer nuk është në dispozicion