Nën ofertë!
kursi dhimbja
kursi dhimbja

DETAJET

2500 LEKË

Menaxhimi i dhimbjes akute dhe kronike. Faktorët shkakësorë dhe qasjet diagnostiko-terapeutike

Kursi synon ofrimin e njohurive më të fundit të lidhura me simptomatologjinë e dhimbjes, që nga përcaktimi, vlerësimi klinik e deri në çështjet e fizpatologjisë dhe të trajtimit të saj. Dihet tashmë se simptomatologjia e dhimbjes mund të përbëjë nga njëra anë një tregues të rëndësishëm kliniko-diagnostikues e trajtimi dhe nga ana tjetër, një motiv të rëndësishëm vuajtjeje për pacientin. Kështu, është e rëndësishme që pjesëmarrësit në kurs të marrin njohuri të përditësuara në lidhje me sindromat e dhimbshme, me qëllim, implementimin e qasjeve më të mira kliniko-terapeutike në profesione të veçanta shëndetësore. Në pjesën e parë të kursit, propozohen disa aspekte të lidhura me përcaktimin e dhimbjes në kuptimin fizik dhe psikik, për të diskutuar më tej mënyrat e vlerësimit të vetë dhimbjes, që është pa dyshim një perceptim ekskluzivisht subjektiv dhe për pasojë, çështje shumë kritike për t'u vlerësuar nga ana e operatorit shëndetësor. Pjesa e dytë i kushtohet fizpatologjisë së dhimbjes (somatike, neuropatike dhe e përzier). Në pjesën e tretë, diskutohen disa nga format më të përhapura të dhimbjes, të lidhura me kushte patologjike specifike (ishemi kardiake, tumor, neuropati diabetike, cefale), bashkë me thelbin e trajtimit të tyre. Objektivi final i këtij kursi është pra, ai i krijimit të një vizioni të plotë mbi të gjithë përbërësit e qasjes klinike ndaj dhimbjes, në mënyrë që të përmirësohet menaxhimi i dhimbjeve të një entiteti dhe natyre të ndryshme.

2500 LEKË

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)

PËRSHKRIMI

COD: MDHAL1907. Categoria: %s .
It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Pin on PinterestEmail this to someone

Autor

Profili Writer nuk është në dispozicion