zentiva logo ok

DETAJET

Gratis!

Roli i farmacistit në mbështetjen e pacientit me patologji kronike

Shprehja “sindromë metabolike” nuk tregon në vetvete një sëmundje, por një gjendje klinike, për shkak të ndryshimit të njëkohshëm të disa parametrave që lidhen me metabolizmin. Këta janë: presioni i gjakut, glicemia, kolesteroli, trigliceridet dhe perimetri i belit. Ndryshimi i këtyre parametrave sjell një çekuilibër të vlerave të tyre në lidhje me standardet e referencës që tregojnë për një individ të shëndetshëm. Mund të duket interesante se si vetëm ndryshimi i lehtë i disa vlerave, për të cilat dëgjojmë çdo ditë, mund të ketë në shëndetin tonë një ndikim të tillë, sa të na bëjë të flasim edhe për sëmundje. Megjithatë, tani është vërtetuar se prania e njëkohshme e këtyre anomalive metabolike (dhe për rrjedhojë, e sindromës metabolike) e ekspozon subjektin ndaj një rreziku tre deri në pesë herë më të lartë për t'u prekur nga diabeti ose sëmundje kardiovaskulare, sesa një subjekt i shëndetshëm. Pasojat më dramatike të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare janë të ashtuquajturat “ngjarje kardiovaskulare” (iktusi, infarkti etj.) që aktualisht përfaqësojnë shkakun kryesor të vdekjeve në botë. Sigurisht që është e mundur të shmanget fillimi i sindromës metabolike duke mbajtur nën kontroll parametrat që kontribuojnë në përcaktimin e saj. Qëllimi i këtij kursi është të mësojë se si të njihet sindroma metabolike dhe masat që duhen marrë për të parandaluar shfaqjen e saj dhe zhvillimin e sëmundjeve të rënda si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Gratis!

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)

PËRSHKRIMI

COD: AL-SMCVD. Categoria: %s .
It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Pin on PinterestEmail this to someone

Autor

Profili Writer nuk është në dispozicion