0001 (1)

DETAJET

    Gjuha:
  • Botimi : I shtatë maj 2022
  • Faqet : 668
  • Formati : letër
  • ISBN : 9789928471604

14000 LEKË

ATLASI I ANATOMISË SË NJERIUT BOTIMI I SHTATË

Nën kujdesin e veçantë të: Prof. Dr. Xheladin Draçini  Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

  Ilustrime unike e të paarritshme të anatomisë njerëzore në mjekësi. Duke qenë atlasi i vetëm i anatomisë i ilustruar nga mjekët, “Atlasi i anatomisë së njeriut”, botimi i 7-të, sjell pamje jashtëzakonisht të qarta dhe të njohura botërisht, të trupit të njeriut, në këndvështrimin klinik. Përveç veprës së famshme të dr. Frank Netterit, në libër do të gjeni rreth 100 piktura nga dr. Carlos A. G. Machado, një nga ilustruesit më të shquar mjekësorë të ditëve të sotme. Së bashku, këta dy mjekë-artistë të talentuar dhe unikë nxjerrin në pah pamjet më të rëndësishme klinike të trupit të njeriut. Mbi 50 imazhe radiologjike të zgjedhura me kujdes ndihmojnë për ta lidhur anatominë e ilustruar, me anatominë e gjallë, siç shihet në praktikën e përditshme. Përditësimet e botimit të shtatë, në bazë të kërkesave të studentëve dhe profesionistëve: • Seksioni përmbledhës i sistemeve të reja që paraqet pamje të të gjithë trupit, duke u fokusuar në anatominë e sipërfaqes, enët e gjakut, nervat dhe sistemin limfatik. • Më shumë se 25 ilustrime të reja nga dr. Machado, duke përfshirë këtu kolonat fasciale të qafës, shumë të rëndësishme klinikisht, venat e thella të këmbës, bursën e artikulacionit koksofemoral, vaskulaturën e prostatës dhe zona të vështira për t’u konceptuar, siç është fossa infratemporale. • Tabela të reja klinike në fund të çdo seksioni, që fokusohen në strukturat me rëndësi të madhe klinike. Këto tabela ofrojnë përmbledhje të shpejta, të organizuara sipas sistemit të trupit dhe tregojnë se në cilën nga figurat e ilustruara, mund t’i shikoni më mirë strukturat kryesore. • Më shumë se 50 imazhe të reja radiologjike, disa pamje krejtësisht të reja dhe të tjera të përftuara me përdorimin e mjeteve më të reja imazherike, që i ndihmojnë lexuesit të kuptojnë elementet kyçe të anatomisë. • Terminologji e përditësuar bazuar në standardin ndërkombëtar anatomik,Tenninologia Anatornica, që përfshin edhe eponime të zakonshme klinike.   Titulli orgjinal "Atlas of Human Anatomy - Seventh Edition" Përkthimi në shqip u bë në bazë të kontratës me Elsevier.  

14000 LEKË

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)

PËRSHKRIMI

COD: 353. Categoria: %s .
It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Pin on PinterestEmail this to someone

Autor

Profili Writer nuk është në dispozicion