eaton

DETAJET

    Gjuha:
  • Botimi : Qershor 2018
  • Faqet : 368
  • Formati : Letër
  • ISBN : 978-9928-4436-3-2

7420 LEKË

Periodontologjia Praktike

Duke mbuluar bazat e periodontologjisë në një mënyrë të lehtë dhe të kuptueshme, Periodontologjia Praktike (një vëllim i ri nga Elsevier) shqyrton të gjitha aspektet e kësaj fushe që renditen nga etiologjia e sëmundjeve periodontale deri te diagnostikimi dhe planifikimi i trajtimit, menaxhimi i sëmundjes në mënyrë kirurgjikale dhe jokirurgjikale dhe ndërthurja e periodontologjisë me disiplinat e tjera. Me referenca të plota dhe bazuar në evidenca, lexuesit do të mësojnë rreth makro dhe mikroanatomisë, ndjeshmërisë dhe përgjigjes së bartësit, rolit të biofilmave dhe faktorëve lokalë dhe sistemikë të riskut. Gjithashtu, janë hulumtuar klasifikimi, vlerësimi dhe marrëdhënia e periodontitit me sëmundjen sistemike. Kapitujt do të ekzaminojnë edhe instrumentimin, përdorimin e antibiotikëve, vlerësimin e rezultateve të trajtimit dhe përdorimin e terapisë mbështetëse periodontale. I pasur me ilustrime plot ngjyra, çdo kapitull i librit fillon me një sërë objektivash të qarta mësimore dhe përmban box-e të rëndësishme me pikat kyçe për të theksuar faktet kryesore, këshillat praktike dhe risqet e zakonshme. Karakteristika të tjera janë:
  • Trajtimi praktik i kësaj lënde ndihmon në vënien e njohurive në zbatim.
  • WEBSITE TË BASHKËNGJITURA ofrojnë pyetje interaktive, video dhe raporte të rasteve për të ndihmuar në përgatitjen për provim.
  • Ofron udhëzime që lidhen me menaxhimin e shëndetit të fëmijëve dhe adoleshentëve, si edhe referime nga specialisti.
  • Është përgatitur nga kontribues me famë ndërkombëtare.
  • Shpjegon edukimin e pacientit, duke përfshirë kujdesin personal dhe metodat  e higjienës orale.
  • Është modeluar në mënyrë specifike për t’iu dhënë besim studentëve, kur kryejnë procedurat periodontale.
Periodontologjia Praktike do të jetë një libër ideal, qoftë për studentët e stomatologjisë, higjienës orale dhe terapisë, qoftë për mjekët që praktikojnë profesionin.
Autorët: Kenneth Eaton PhD, MSc, BDS, MGDS  RSC (Eng), FFGDP (UK), FFPH, FHEA, FICD, DHC,  Philip Ower MSc, BDS, MGDS, RSC (Eng & Edin)
Redaktimi Shkencor:Msc. Orges Simeon
 

7420 LEKË

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (1 votes, average: 3,00 out of 5)

PËRSHKRIMI

COD: 335. Categoria: %s .
It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Pin on PinterestEmail this to someone

Autor

Profili Writer nuk është në dispozicion