menazhimi

DETAJET

    Gjuha:
  • Botimi : I dytë, dhjetor 2018
  • Faqet : 340
  • Formati : Letër
  • ISBN : 978-9928-4436-4-9

6800 LEKË

Menaxhimi i Kontrollit të Dëmtimeve në Pacientët me Politraumë

Libër i ri në shqip nga LIFE dhe LSWR GROUP “Menaxhimi i kontrollit të dëmtimeve në pacientët me politraumë”, vjen për klinicistët shqiptarë, nën kujdesin dhe redaktimin shkencor të profesorëve të njohur në fushën e mjekësisë shqiptare, ekspertë të disiplinave që përfshin ky libër: Arben Gjata, Myftar Torba, Gjergji Çaushi, Arben Zenelaj dhe profesor Ilir Kajo. Ky libër është një burim unik i informacionit më të fundit në çdo aspekt të shpëtimit, menaxhimit të traumës dhe kujdesit të frakturave në politraumë/pacientë me dëmtime multiple. Kontrolli Kirurgjikal i Dëmtimeve në traumë është prezantuar në mënyrë logjike dhe sistematike duke e ndarë trajtimin në faza. Qëllimi i përbashkët është trajtimi në rradhë të parë i gjendjeve jetë-kërcënuese, më pas trajtimi i frakturave serioze pelvike dhe të ekstremiteteve, që kërkon bashkëpunim ndërmjet të gjitha disiplinave të rëndësishme dhe nënspecialiteteve të përfshira në kujdesin e pacientëve të politraumatizuar, prandaj dhe libri ka karakter multidisiplinor. Ky libër është shkruar nga pionerë të fushës dhe autorët janë të gjithë ndër ekspertët më të vlerësuar. Botimi i dytë, një version i rishikuar dhe i përditësuar i librit "Menaxhimi i Kontrollit të Dëmtimeve në Pacientët me Politraumë" do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë klinicistët të cilët duhet të vlerësojnë ndërhyrjet jetëshpëtuese kundrejt rrethanave kërcënuese për ekstremitetin, duke përfshirë personelin e urgjencës, kirurgët e traumës, kirurgët ortoped-traumatolog dhe anestezistët.

6800 LEKË

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)

PËRSHKRIMI

COD: 345. Categoria: %s .
It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Pin on PinterestEmail this to someone

Autor

Profili Writer nuk është në dispozicion