DETAJET
-
Gjuha: Italisht
- Botimi : I gjashtë, 16 qershor 2014
- Faqet : 1312
- Formati : Letër
- ISBN : 9788808261489
17838 LEKË
I principi di biochimica di Lehninger. Sesta Edizione
Në këtë edicion të gjashtë është përditësuar në thellësi trajtimi i teknikave gjenetike dhe i aplikimit të tyre, të cilat kanë transformuar kuptimin tonë të biokimisë. Kapitulli 9, “Teknologjitë e bazuara në informacionin që mbart ADN”, është rishkruar plotësisht dhe tani trupëzon metodat gjenetike më të fundit, ndër të cilat: segmentimin e ADN-së së gjeneratës së re, duke përfshirë metodat “Illumina” dhe 454; aplikimet e gjenetikës, duke përfshirë përdorimin e aplotipeve për të gjurmuar migrimet e qenieve njerëzore dhe filogjenetikën për të lokalizuar gjenet njerëzore që lidhen me patologjitë me karakter të trashëguar; tipizimin gjenetik të mjekësisë ligjore dhe përdorimin e gjenetikës së personalizuar në mjekësi. Mes shumë argumenteve të reja të këtij botimi janë edhe: evolucioni prebiotik, bota e ARN-së, proteinat tërësisht të çorientuara, analogët e gjendjes transitore dhe inhibimit të pakthyeshëm; rrugët e koagulimit të gjakut në kontekstin e rregullimit enzimatik; shpërndarja asimetrike e lipideve brenda shtresës së dyfishtë të lipideve; roli i super familjes së proteinave BAR në lakimin e membranës; proteinat e suportit (scaffold) dhe rolet e tyre rregullatore.
17838 LEKË
PËRSHKRIMI