DETAJET
-
Gjuha: Anglisht
- Botimi : I katërt, 20 qershor 2012
- Faqet : 286
- Formati : Letër
- ISBN : 9780723436218
4588 LEKË
Crash Course Anatomy, 4th Edition
Botimi i përditësuar i “Anatomy, 4th Edition” vjen me një vlerë të shtuar: ka trajtën e një kursi intensiv ku mund të kërkoni, rishikoni dhe të përdorni vlerësimin interaktiv për të testuar të kuptuarit tuaj. Gjeni të gjitha informacionet që ju nevojiten në një vend të vetëm, kurseni kohë dhe kalojini me sukses provimet. Me një formulë fituese prej 15 vitesh, çdo vëllim është shkruar nga mjekë të rinj që më mirë se kushdo tjetër e dinë se ç’duhet për të pasur sukses në provim. Informacioni është i kontrolluar dhe cilësia e garantuar nga ekspertë të fushës. Rezultati: një seri librash që plotësojnë me përpikmëri nevojat tuaja.
Duke filluar me "Objektivat e të mësuarit”, çdo kapitull ju ofron një mbulim të plotë të kurrikulës ndërkohë që shmang detajet e ngatërruara dhe të panevojshme. Natyrisht që njohja e anatomisë është nevojë esenciale në çdo ndërveprim që do keni me pacientin dhe në këtë vëllim “bestseller” marrëdhënia mes anatomisë dhe mjekësisë klinike është dhënë qartë. Rishikimet në këtë botim lidhen kryesisht me radiologjinë, duke theksuar rëndësinë e skanimeve CT dhe MRI në mjekësinë moderne. Në fund një seksion i vlerësimit të njohurive që ju lejon të matni progresin dhe të testoni performancën tuaj në këtë fushë.
4588 LEKË
PËRSHKRIMI